Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

A e njihni Berishën si kryetar të PD-së? Zyrtari i PE refuzon të përgjigjet

Kryetari i Komunitetit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister iu shmang përgjigjes nëse pas zgjedhjeve të Rithemelimit më 22 maj, e njeh Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike.

Ai tha se ndodhet sot në Tiranë si kreu i Komisionit Parlamentar i çështjeve të jashtme në PE dhe jo si zv.president i PE për të komentuar mbi zhvillimet në PD.

“Jam këtu si kreu i delegacionit për çështjet e jashtme. Nuk është vendi këtu për të komentuar për zhvillimet e brendshme të Partsië Demokratike. Do të kemi javën që vjen një konference në Roterdam javën që vjen, jam i sigurt se do të bisedojmë dhe për çështjet me Shqipërinë”, tha kryetari i  Komitetit të Jashtëm te parlamentit europian.

j.l./ dita