Një gazetare ukrainase ka bërë publike faktin që presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret i cili thjeshton procesin e marrjes së shtetësisë ruse për fëmijët ukrainas që janë jetimë ose që aktualisht pa kujdes prindëror. Një dekret i tillë i referohet më shumë rajonit të Donbasit, por nuk përjashton edhe fëmijët ukrainas që nuk jetojnë në këtë zonë.
Me anë të një postimi në Twitter, gazetarja Anastasiia Lapatina, ngre alarmin në lidhje me faktin që sipas të dhënave të ofruara nga autoritetet ukrainase, Moska ka depërtuar tashmë rreth 2 mijë jetimë në territoret e kontrolluara nga Rusia, shqetësim ky që në fakt është shprehur shumë herë nga ukrainasit.
Putin ordered to simplify the process of attaining citizenship for kids without parental care who are from #Ukraine, or the so-called republics in occupied Donbas. Ukrainian authorities say Russia already deported around 2,000 orphans to the territories it controls pic.twitter.com/yfp1DFX8s2
— Anastasiia Lapatina (@lapatina_) May 30, 2022
Mbi ngjarjen ka reaguar edhe ish zëdhënësja e presidentit të Ukrainës, Iuliia Mendel, e cila e ka quajtur ngjarjen një rast të rrëmbimit.
“A nuk është ky një version i rrëmbimit? Vladimir Putin, nënshkroi një dekret për lehtësimin e marrjes së shtetësisë ruse për jetimët ukrainas apo atyre pa kujdes prindëror, veçanërisht në territoret e pushtuara”, ka shkruar ajo në një postim në Twitter.
Is not it a version of kidnapping?
vladimir putin signed a decree on the simplification of turning into russian citizenship for Ukrainian orphaned children without parental care, especially in the partially occupied territories.— Iuliia Mendel (@IuliiaMendel) May 30, 2022
a.m/dita