Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Akuzohet për vjedhje në banesa, arrestohet 35-vjeçari vlonjat

Policia e Vlorës ka arrestuar një 35-vjeçar i cili akuzohet për vjedhje.

Sipas njoftimit të bluve, u vu në pranga S. H., 35 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”.

35-vjeçari është kapur nga shërbimet e Policisë duke vjedhur disa vegla pune në banesën e shtetasit P. H., 64 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të tjera, konkretisht:

• Më datë 21.04.2022, dyshohet se ka vjedhur 2 televizorë dhe një korrëse bari, në banesën e shtetasit Z. H.
• Më datë 18.05.2022, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, 3 aparate celularë dhe një objekt dekorativ, në banesën e shtetasit B. M.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

a.m/dita