Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Aplikacion mbi përbërjen e 75 ushqimeve të tregtuara në Shqipëri dhe Kosovë

TIRANË, 8 shkurt /ATSH/ Projekti MetDiet implementuar nga CIHEM Bari, në të cilin Shqipëria është koordinatore e rajonit të Ballkanit, zhvilloi takimin e dytë.

Ky takim kishte në fokus sistemet ushqimore të dietave mesdhetare, produkteve dhe nënprodukteve tipike tradicionale të këtyre vendeve, mbi të dhënat e dokumentuara mbi efektet në shëndet, rritje dhe zhvillim.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u përfaqësua në këtë takim nga Drejtoresha e Përgjithshme Jeta Deda, e cila paraqiti një sintezë të punës së kryer vitin e parë nga vendet e Ballkanit, qëndrueshmërinë e sistemeve të dietave ushqimore si dhe zinxhirin e vlerave ushqyese të dietave lokale të secilit prej këtyre vendeve.

Përgjatë këtij takimi u vendosën edhe disa objektiva kryesore gjatë vitit 2023 për sistemet territoriale, për dietat e qëndrueshme, qëndrueshmërinë mjedisore të tyre, si dhe komunikimin e vlerësimit të dietave të prodhuara dhe të tregtuara në Shqipëri dhe Kosovë.

Sektorët e bujqësisë, shëndetësisë dhe të tregtisë mund të gjejnë informacion mbi përbërjen e ushqimeve me anë të aplikacionit Daris 1.1.8 për rreth 75 ushqime të tregtuara në vendin tonë dhe në Kosovë.

/gj.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.