Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Armiq të përbetuar, pse Roma dhe Feyenoord urrehen kaq shumë!

Në 2015, gjatë sfidës Roma-Feyenoord e vlefshme për 1/8 e Europa League, tifozët holandez zbarkuan në rrugët e kryeqytetit italian duke shkaktuar kaos të vërtetë, praktikisht e çmontuan “Piazza di Spagna”, shkatërruan çdo gjë i doli përpara, madje e vepra arti si shatërvani i Fonatana della Barcaccia. Me të njëjtën monedhë iu përgjigjën edhe tifozët e Romës, në ndeshjen e kthimit në Roterdam.

Afro 8 mijë tifozë të Feyenoord pritet të jenë të pranishëm në Tiranë, një pjesë e tyre kanë ardhur, ndërsa më të shumë në numër do të jenë tifozët roman. Nga Mourinho te Kumbulla, të gjithë kanë bërë thirrje që tifozët shqiptarë të mbështesin Romën dhe kështu pritet të jetë, por për ti dalë në krahë holandezëve kanë menduar tifozët e Lazio-s, me një banderolë ironike:

“Me holandezët vërdallë është një ajër i ndotur. Më mirë të mos bësh të çmendurin. Rri i qetë dhe fli në Durrës”, shkruanin ultrasit bardhekaltër, duke thumbuar në distancë rivalët e tyre të përjetshëm.

a.m/dita