Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Arrestohet në Durrës vëllai i Nuredin Dumanit, po ikte drejt Italisë

Vëllai i Nuredin Dumanit, Roland Dumani është vënë në pranga nga Policia e Durrësit.

Mësohet se i riu është prangosur në Portin e Durrësit. Ai po tentonte të largohej drejt Italisë, por kontrollet në port e kanë zbuluar. Për pasojë, efektivët e kanë vënë në pranga. Nuk dihet nëse Roland Dumani akuzohet për ndonjë vepër penale, por do të merret në pyetje nga blutë e Durrësit.

Nga ana tjetër, sot Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar (SPAK) ka tërhequr dosjet nga prokuritë e gjykatat e rreteve për krime ku dyshohet se është përfshirë grupi i Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit. Ky vendim vjen vetëm pak ditë pas operacionit “Plumbi i Artë” që u zhvillua pasi Dumani u kthye në bashkëpunëtor të drejtësisë.

Më shumë se 12 janë ngjarjet kriminale mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e Dumanit, duke bërë që SPAK të godasë tetë grupe kriminale që vepronin në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe bëhet fjalë për krimet ndër më të rëndat në këto vitet e fundit, ekzekutime mafioze por edhe urdhra për vrasje.

Në total u lëshuan 32 urdhër-arreste, 9 prej tyre u ekzekutuan në burgje pasi personat në fjalë ishin pas hekurave pë vepra të tjera penale. Nëntë persona të tjerë u arrestuan, ndërsa 14 persona u kanë shpëtuar prangave.

14 personat e shpallur në kërkim:

1.Eljo (Ervis) Bitri,

2.Festim Qoli,

3.Alban Bengasi,

4.Ervis Martinaj,

5.Elvin Merlika

6.Alket Xhixha

7. Marjus (Suel) Lulaj (Çela),

8.Agron (Kamber) Mehja,

9. Aleks Çela alias (Tom Qorri),

10. Talo Çela,

11. Agim Gjini,

12.Mikael Qosja (Kamami) (Stefo),

13. Florenc Çapia

14. Abedin Mama (Dine Çami)

j.l./ dita