Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Autobusi me 80 turistë përplaset me pemën në Vlorë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë. Një autobus me 80 persona brenda, është përplasur me degën e një peme në rrugë. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa siç shihet është thyer xhami i parë.

Mësohet se autobuzi i cili ishte duke ardhur nga rruga ‘Dhimitër Konomi’, është spostuar pasi përballë ka qenë duke i ardhur një kamion dhe për të shmangur përplasjen, autobusi është përplasur me degën e pemës.

Pritet ndërhyrja e një vinçi që të spostojë mjetit, i cili ka bllokuar qarkullimin e makinave.

a.m/dita