TIRANË, 9 shkurt /ATSH – I. Vata/ Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla priti në një takim, përfaqësues të programeve të Bashkimit Evropian në fushën e Drejtësisë.

Delegacioni kryesohej nga Sekretarja e Përgjithshme e Rrjetit Evropian të Trajnimeve Gjyqësore (EJTN), Ingrid Derveaux dhe kishte në përbërje drejtuesin e “Projektit Western Balkans II”,  Giovanni Pasqua dhe menaxheren e këtij Projekti, Vanja Tekic.

Në fokus të këtij takimi ishte mbështetja e BE-së për trajnimet  vazhduese për prokurorët e Shqipërisë, përmes vendeve anëtare.

Balla e informoi Derveux për aktivitetin trajnues dhe sfidat e institucionit, si dhe shprehu vlerësimin e falënderimet mbi mbështetjen e BE-së për sistemin e prokurorisë shqiptare.

Takimi u mbyll me dakordësinë për të vazhduar punën, mbi përcaktimin e nevojave specifike, për trajnime vazhduese për prokurorët shqiptarë.

/gj.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.