Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Bardhi: Basha u tregua i butë me Berishën, ai meriton një fund me turp si i damkosur

Gazment Bardhi ka sfiduar Sali Berishën. Ai u shpreh se ai do të jetë sekretari i përgjithshëm i partisë deri në vitin 2023.

Bardhi tha në emisionin e Luan Ramës se në momentin që sqarohet çështja e legjitimitetit detyra e institucioneve të partisë është që të realizojmë bashkimin e partisë dhe t’i japim fund konfliktit.

“Nëse shkon sot merr një vendim  se kush është sekretari i përgjithshëm i PD-së deri nën  2023, del se është Gazment Bardhi, sepse unë jam zgjedhur.

Jam zgjedhur me një mandat që përfundon për 4 vite si i zgjedhur. Jam shkarkuar për një gjë që nuk jam zgjedhur.

Në momentin që sqarohet çështja e legjitimitetit detyra e institucioneve të partisë është që të realizojmë bashkimin e partisë dhe t’i japim fund konfliktit.

Sot ka pjesë të anëtarësisë së PD-së që kanë qenë përballë meje dhe me ta nuk bashkëpunoj kurrë” tha Bardhi.

Ai tha se Berisha paditi numrin 2 të SHBA dhe shtoi se nëse ai do të ishte anëtar partie, PD do ishte e izoluar nga SHBA.

“Nuk ka pasur asnjë largim të Berishës nga PD, por pezullim. Ai paditi numrin 2 të SHBA.

Nëse do ishte anëtar, PD do ishte e izoluar nga SHBA. Marrëdhëniet me ShBA, aleatin tonë strategjik duhet të jenë të pacenuara.

Berisha u ka një borxh të madh demokratëve. Vendimi që mori Basha ndaj tij ishte i zbutur.

Berisha nuk e meritonte të kishte atë fund politik. Të damkosej si i përfshirë në korrupsion”, tha Bardhi.

a.m/dita