Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Bardhi sulmon Berishën: Babi i Zenit mund të kërcënojë me kode mafioze këdo

Përballja mes Sali Berishës dhe Gazment Bardhit vazhdon prej kohësh me akuza dhe kundër akuza, pasi i pari e akuzon të dytin për vrasjen e aktivistit të PS-së, Pjerin Xhuvani para zgjedhjeve të 25 Prillit 2021.

Bardhi i është përgjigjur dhe akuzave të sotme të Berishës, teksa ka publikuat një video në “Twitter” me qëndrimin e ish-kryeministrit për ngjarjen e Elbasanit, ku bie në kontradikta me deklarata e tij, ndërsa thekson se babi i Zenit mund të kërcënojë me kode mafioze këdo politikan mafioz, të ngjashëm me Taulant Ballën, por jo atë.

Deputeti demokrat shton më tej se përgjegjësit nuk ndryshojnë sipas interesit politik të ditës të Ansamblit “Gërdeci”.

“Babi i Zenit mund të kërcënojë me kode mafioze këdo politikan mafioz, të ngjashëm me Taulant Ballën, por kurrë mua! Arma e vetme e Sali Berishës kundër meje mbetet shpifja. Kodet mafioze nuk i kanë ecur dhe nuk do t’i ecin! Ngushëllime SB për rënien e nivelit të shpifjeve! Herën tjetër pres të jetë më shumë kreativ dhe më pak kontradiktor me veten. Përgjegjësit nuk ndryshojnë sipas interesit politik të ditës të Ansamblit “Gërdeci”!” shkruan Bardhi.

1/2. Babi i Zenit mund të kërcënojë me kode mafioze këdo politikan mafioz, të ngjashëm me Taulant Ballën, por kurrë mua! Arma e vetme e Sali Berishës kundër meje mbetet shpifja. Kodet mafioze nuk i kanë ecur dhe nuk do t’i ecin!

— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) May 31, 2022

o.j/dita