BE-ja ka sanksionuar Alina Kabaeva, një ish-deputete ruse dhe e dashura e përfolur e Presidentit Putin, në paketën e re të masave.
Presidenti rus ka mohuar të ketë një lidhje me ish-gjimnasten olimpike.
BE thotë se Kabaeva është kryetare e një grupi mediatik që “zotëron aksione të mëdha” në organizatat që “riprodhojnë propagandën e qeverisë ruse”.
“Ajo është një ish-gjimnaste ruse dhe një ish-deputete e Dumës së Shtetit, ajo është e lidhur ngushtë me presidentin Vladimir Putin.”
“Prandaj ajo është përgjegjëse për mbështetjen e veprimeve dhe politikave që minojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, si dhe stabilitetin dhe sigurinë në Ukrainë”, thuhet në deklaratën e BE-së.
Kabaeva tashmë është sanksionuar nga Britania e Madhe dhe Kanadaja.
BE thotë se ky grup i fundit i listimeve është i fokusuar në sanksionet ndaj ushtrisë ruse dhe ministrisë së mbrojtjes.
a.m/dita