Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Berisha: Opozita dhe pluralizmi, viktima në çështjen McGonigal

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me strukturat e degëve 8 dhe 10 të PD-së u shpreh se “opozita dhe pluralizmi janë viktimat kryesore në aferën Rama-McGonigal”.

“Ne jemi viktimat më kryesore të ‘RamaGate’. Opozita, pluralizmi. Pas këtij akti, duhej akti tjetër, që opozita të mos ekzistonte, veç si fasadë. Të shpallej ‘non grata’ Sali Berisha dhe pastaj të gjitha zgjidheshin”, tha ai.

Berisha tha se “tragjike është se viktimat më direkte, më të dhimbshme të kësaj afere janë demokratët shqiptarë, janë opozitarët shqiptarë”.

“Ishte shpallja ‘non grata’ duke menduar se tani e nisëm drejt errësirës dhe këtë dhe me PD, bëjmë çfarë të duam. Kjo është një nga shkaqet e vrasjes masive të shpresës në Shqipëri”, tha ai.

Berisha tha se “aktin që ka bërë Edi Rama, mund ta ndërmerrte vetëm një fuqi armiqësore ndaj SHBA-së”.

“Kur një kryeministër i lejon vetes çdo akt dhe veprim për të ruajtur karrigen e tij, ai nuk e dorëzon pushtetin në asnjë mënyrë. Ai njeh vetëm një gjuhë, gjuhën e forcës, gjuhën e frikës dhe ai përndryshe nuk ikën”, tha ai./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.