Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

“Çajin dhe biskotat i keni nga ne”, Rusia fton krerët e mediave amerikane në Moskë

Rusia ka ftuar krerët e mediave amerikane të përfaqësuara në Moskë në zyrën e shtypit të Ministrisë së Jashtme të hënën e 6 qershorit.

Lajmin e ka dhënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, sipas së cilës ata do të japin shpjegime me politikën e qeverisë së tyre ndaj mediave ruse.

“Nëse mediat ruse që operojnë në Shtetet e Bashkuara, kameramanët dhe gazetarët, nuk lejohen të punojnë normalisht, masat më të ashpra do të vijnë në mënyrë të pashmangshme. Lidhur me këtë, ne do të ftojmë të gjithë krerët e mediave amerikane të përfaqësuara në Moskë në zyrën e shtypit të Ministrisë së Jashtme të hënën, më 6 qershor, për të dhënë shpjegime në lidhje me pasojat e vijës armiqësore të marrë nga qeveria apo regjimi i tyre ndaj medias, ndoshta ata do t’i kuptojnë më mirë masat tona. Po e presim me padurim këtë takim. Çaji, kafeja dhe biskotat i keni nga ne”, tha Zakharova.

j.l./ dita