Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Dendias nis takimet e para në Tiranë, bisedon me kreun e Omonias

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias e ka nisur vizitën e tij zyrtare në Tiranë me kreun e degës së Omonias në Himarë, Fredi Beleri.

Në një postim në Tëitter, Dendias ka ndarë foto nga takimi, ndërsa shprehet se me Belerin kanë diskutuar sa i takon problematikave të minoritetit grek në Shqipëri.

Në nisjen e vizitës time në Tiranë, u takova me Presidentin e degës së Omonias në Himarë, Fredi Beleri, i cili më informoi mbi çështjet dhe problematikat e minoritetit grek në Shqipëri”, shkruan ai.

Starting my visit to #Tirana, I met with President of Omonoia’s branch in Himara, Fredi-Beleri, who briefed me on issues of the 🇬🇷 National Minority in #Albania. pic.twitter.com/qnmC8IEtFR

— Nikos Dendias (@NikosDendias) May 23, 2022

Kujtojmë se Dendias do të zhvillojë më pas takim me kryepeshkopin Anastas Janullatos, kryeministrin Edi Rama dhe homologen e tij, Olta Xhaçka.

j.l./ dita