Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Dendias viziton sot Shqipërinë, takohet me Xhaçkën e Ramën

Ditën e sotme, kryediplomati grek Nikos Dendias do të vizitojë vendin tonë.

Dendias pritet të takohet me homologen Olta Xhaçkën dhe më pas në orën 12:00 pritet të kenë një konferencë të përbashkët për mediat.

Ai do të ketë një takim edhe me kryeministrin Edi Rama. Dendias do të zhvillojë një takim edhe me anëtarët e pakicës kombëtare greke nga Himara dhe më pas me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Bisedimet do të fokusohen në çështje me interes dypalësh, evropian dhe rajonal, me theks në rrjedhën e marrëdhënieve greko-shqiptare në të gjitha fushat, përgatitjet për Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), zhvillimet në Ukrainë pas pushtimit rus, në rajonin e Mesdheut Lindor dhe në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Dendias nesër do të jetë në Sarajevë, ndërsa të mërkurën në Shkup.

j.l./ dita