Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Dhjetë epigrame pa titull

1
Për një njeri që flet parreshtur,
e frerë në buzë s’di të mbajë,
nuk mund të kini asnjë shpresë,
ka më shumë shpresë tek budallai!

2
Mikut që do me të vërtetë,
mos i bëj lajka asnjëherë,
kështu padashur i ke hapur,
përpara këmbëve njé humnerë!

3
Toka rënkon e turbullohet,
kur shërbëtori bëhet mbret,
kur budallai i budallenjve,
me pasurinë e tij të vret.

Kur burrë të mirë merr prostituta,
e hijerëndë rri pastaj,
kur shërbëtorja sfidon Zonjën,
dhe merr për burrë-burrin e saj!

4
Nga frika dridhet i pabesi,
në toké këmbët kurrë s’i mban,
ndërsa i drejti s’trëmbet kurrë,
i sigurt’ është si një luan!

5
E madhe është pesha e gurëve,
dhe rëra që ka gjithësia,
po zëmërimi i budallait,
peshon më tepër nga të dyja!..

6
Mizor tërbimi i njeriut,
dhe zëmërimi padyshim,
po xhelozia e një zemre,
nuk mund të ketë krahasim!

7
Të shtrënjtë janë xhevahirët,
me ngjyrat e ylberit,
të shtrënjtë janë padyshim,
por jo në qafë të derrit!

8
Kur vetë i pari i një vëndi,
një të pabesé ka këshilltar,
të gjithë ministrat do t’i bëhen,
sa të pabesë – aq gënjeshtarë!

9
Ashtu si shpuzën jep qymyri,
dhe zjarrin drutë s’e shterin,
ashtu dhe buzët grindavece,
të madh e ndezin sherrin!

10
Kur ra në botë një errësirë,
parajsa mbeti shkretëtirë,
ju hap skëterrës çdo kanat,
se s’kish njeri pa një mëkat!