Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

E propozuan për President, Rama nuk humb kohë, takon Bajram Begajn në Kryeministri

Pasi zbuloi emrin e kandidatit për President, kryeministri Edi Rama do të takohet mbrëmjen e sotme me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të armatosura, Bajram Begaj.

“Në orën 20:30 Kryeministri Edi Rama takon në Kryeministri Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj, njëherësh kandidat të propozuar për President.”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Ishte vetë kryeministri Rama ai që bëri publik emrin e Begajt pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, e cila zgjati rreth 2 orë.

Në orën 10:00 të ditës së nesërme, deputetët do të japin firmën e tyre dhe në orën 12:00 do ta çojnë kandidaturën zyrtarisht në Kuvend. Në orën 16:00 do të mblidhet Komisioni i Ligjeve i cili do të verifikojë nëse kandidatura i përmbush kushtet.

a.m/dita