Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Ekipi shqiptar i kërkim-shpëtimit në terren, falënderim nga Mbrojtja Civile e BE-së

TIRANË, 7 shkurt/ATSH/ Ekipi shqiptar i kërkim-shpëtimit që ndodhet në Turqi për të ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna e ekipit shqiptar të kërkim-shpëtimit që ndodhet në Turqi, të publikuara nga Mbrojtja Civile dhe Ndihma Humanitare e BE-së

“Pas vendosjes së tyre nëpërmjet Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, ekipi shqiptar i kërkim-shpëtimit është tashmë në terren në Malatya dhe ka kaluar ditën e sotme duke punuar me ekipin vendas për të shpëtuar jetë dhe për të mbështetur të prekurit nga tërmeti në Turqi”, thuhet në postimin e Mbrojtjes Civile dhe Ndihmës Humanitare të BE-së.

Kjo agjenci në postim falënderoi Agjencinë Civile të Mbrojtjes Kombëtare për solidaritetin.

Qeveria shqiptare iu përgjigj menjëherë thirrjes për ndihmë, pas tërmetit shkatërrimtar në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë që shkaktoi viktima të shumta, të plagosur dhe dëme të konsiderueshme.

Një mision ndihme nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në përbërje të të cilit janë 53 personel mjekësor, specialistë të kërkim-shpëtimit si dhe 7 mjete mbërritën sot në Turqi, ku kanë nisur operacionet e kërkim-shpëtimit, për të lehtësuar sadopak pasojat e kësaj tragjedie.

/k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.