Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Emri i Simon Mirakës te Dosjet, Balla: Hiqni firmën e katranit dhe e votojmë

Kreu i Grupit të PS , Taulant Balla nuk i ka ndalur akuzat ndaj kreut të PD, Sali Berisha.

Në fjalën e tij në Kuvend, Balla theksoi se Sali Berisha synon vetëm minimin e demokracisë.

Gjithashtu lidhur me debatin e krijuar për një prej kandidaturave për anëtar të Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, ai i bëri thirrje opozitës që të heqin firmën e Sali Berishë,s pasi në të kundërt nuk do të pranohet si propozim.

“Më në fund pas shumë vitesh në krye të këtij institucioni kemi të bëjmë me njerëz të aftë, edhe për detyrat që u lanë …Rritja e ankesave ka ardhur për shkak të besimit tek Komisioneri dhe besoj që një prej detyrave që merr rëndësi është monitorimi i mbrojtjes nga diskriminimi në sektorin privat. Shqiptarët janë njohur me një listë pagash në sektorin privat ku kemi parë një diferencë. Shikojini këto dhe detyrat që ne shtrojmë këtu nuk janë vetëm për tu lexuar por për tu referuar. Në këtë pikë nuk dua të hyj në replikë, por parafolësi që sapo kreu kushtrimin e radhës këtu nuk meriton të merret në konsideratë, por meqë u përmend vendimmarrja i një komisionit ditën e premte , dua të them se ka marrë vendimin e duhur.

Me zotin Simon Miraka nuk kemi asgjë, por do të ishte fyerje për të që Kuvendi ta votonte kur pjesë e propozuesve është vetë katrani. Antiamerikan, minim demokracie , këtë bën katrani. Ne këtë qasje e kemi bërë të qartë, i bëj thirrje firmëtarëve të heqin emrin e katranit, kemi kohë dhe le ta risjellin. Dy gjera kishin bashkë sigurimi i shtetit dhe katrani, Anit-amerikan, minim demokracie.  Të mos e harrojmë kur PD ishte në pushtet nuk u ngrit një institucion që të hedhë dritë mbi dokumentet e sigurimit të shtetit. Edhe ai që bëri zhurmën e radhës këtu ka dritëhihjet e tij”, tha ai.

j.l./ dita