Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

FAKSIMILE: Armand Duka mbrohet në gjykatë nga i njëjti avokat që mbron të akuzuarin për vënien e tritolit në vilën e tij (!)

Një detaj është zbardhur sot në lidhje me sulmin që iu bë vilës së Presidentit të FSHF-së, Armando Duka, para pak javësh në Durrës.

Prej fillimit u hodh dyshimi se ngjarja ishte inskenim i pastër, në prag të zgjedhjeve për FSHF.

Dyshimet janë shtuar së fundmi pasi avokati i Arlen Hasanajt, 34-vjeçari i cili u la në burg nga Gjykata e Durrësit, si i dyshuari për shpërthimin me tritol në portën e jashtme të vilës së Dukës, përfaqësohet në gjykatë nga avokati Ilia Ilia.

Nga një dokument publik rezulton se avokati Ilia Ilia është i njëjti avokat që përfaqëson edhe Armand Dukën në proceset gjyqësore që ai ka me kandidatin Dritan Shakohoxha, i cili e akuzon Presidentin e FSHF për manipulim të zgjedhjeve.

Që Ilia Ilia është avokati mbrojtës i Dukës në padinë që Shakohoxha ka ngritur kundër tij vërtetohet nga një autorizim i lëshuar nga vetë Duka me firmën e tij.

Autorizim i Armando Dukës që avokati Ilia Ilia ta mbrojë në gjyqet për betejën e FSHF

Ky mund të jetë rasti i vetëm në botë kur avokati mbrojtës i “viktimës” ushtron njëkohësisht edhe detyrën e avokatit mbrojtës së “atentatorit”.

o.j/dita