Ndeshja finale mes Real Madrid dhe Liverpool është shtyrë për 36 minuta. Ky vendim është marrë nga UEFA për arsye se në Stade de France shpërtheu kaosi.
Pjesa e parë ka qenë një lojë më shumë taktike dhe inteligjente, edhe pse Liverpool ka patur disa raste të mira.
10 minutat e para ishin të qeta ku të dyja ekipet më shumë po qarkullonin topin. Por më pas Liverpool filloi të kërcënonte disa herë portën me Mane, Salah, Henderson etj.
Reali nuk kishte bërë asnjë gjuajtje në portë deri afër fundit të pjesës së parë, ku Benzema shënoi gol por që u anulua nga VAR për një pozicion jashtë loje.
i.b. / dita