Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

FOTO: Arredojmë apartamentin në stilin bashkëkohor

Nga Fatma Diko

Në thelb, fjala “bashkëkohor”do të thotë “i momentit” gjë që e bën këtë stil veçanerisht të vështirë për t’u përcaktuar.Ky stil ështe unik sepse huazon elemente nga shumë stile te tjera të dizajnit.

Në të ju mund të shihni nuancat e dizajnit modern,tradicional,art deko,madje edhe futurist. Dizajni bashkëkohor po evolon vazhdimisht,ndryshe nga stilet e tjera të dizajnit. Sot,stili baskëkohor përcaktohet nga ngjyrat neutrale,copat e lekurës ,linjat minimale dhe sipërfaqe të pastra pa detaje të ndërlikuara. Në të ardhmen mund të duket ndryshe,por duke mbetur gjithmonë elegant. Nëse keni menduar të modeloni shtëpinë tuaj në stilin bashkëkohor ,disa këshilla praktike do ju vijnë në ndihmë për arredimin e ambjentit tuaj.

FORMAT GJEOMETRIKE

Një ambjent bashkëkohor qendron larg nga ngarkesa e mobiljeve. Kur behët fjalë për zgjedhjen e mobiljeve,kërkoni linja të drejta dhe të lakuara, elegante edhe të thjeshta.

NGJYRAT

Tonet neutrale dhe natyrale dominojnë paletën e dizajnit bashkëkohor.Megjithatë, në këtë stil,ju gjithashtu mund të krijoni kontraste. Mund të luani me përzjerje ngjyrash të ndritshme dhe të guximshme. Kjo lojë mund të jetë në mobilje, mure apo aksesorët dekorativ.

MATERIALET

Metalet si celik inox,nikel dhe korm janë shumë të njohura në dizajnin bashkëkohor. Përdorimi i xhamit të paster ose të errët do ta lidhi më bukur ambientin. Në veshjen e dyshemesë përdoret dru,pllakë ose vinyl.Përdorimi i teksturave të ndryshme e bën hapësirën më te gjallë.

NDRIÇIMI

Ndriçimi është nje element i rëndësishëm. Elementët e ndriçimit nuk përdoren vetëm për anën funksionale por edhe estetike. Ndriçimi mund të ketë linja të drejta ose forma organike për te ofruar një atmosferë të përsosur.

DEKORIMI

Elemëntët dekorativ në arredimin bashkëkohor janë delikate dhe të thjeshtë. Mund të ketë gjithasahtu skulptura metalike të thjeshta ose printime fotografe të mëdha.