Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

FOTO: Lot dhe trishtim për tifozët holandezë, ja si e përjetuan humbjen e Feyenoord në rrugët e Tiranës

Tifozët e Feyenoord nuk e kanë pritur mirë humbjen e skuadrës së zemrës në stadiumin ‘Air Albania’.

Në foto tregohet sesi ata e përjetuan humbjen në rrugët e Tiranës, mes trishtimit.

Disa ngushëllohen me pijen e të tjerë me njeriun e zemrës.

Humbja e Feyenoordit në finalen e Tiranës ka shkaktuar zemërim të tifozëve holandezë të cilët shkaktuan trazira edhe në rrugët e Roterdamit.

Roma, 31 vjet pas finales së saj të fundit europiane, triumfoi në Tiranë, duke fituar Konferencën e Ligës, në edicionin e parë të saj, duke mundur në finale Feyenoord 1-0.

Goli i fitores u nënshkrua nga Zaniolo në minutën e 32-të të pjesës së parë, rezultat i mbajtur nga skuadra e Mourinhos deri në minutën e 95-të.

j.l./ dita