Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

FOTO: “Më bullizonte”, mbi 20 vite karrierë, ky është polici që u vra nga kolegu në komisariatin Nr.3 në Tiranë

Personi në foto është efektivi i policisë, Çaush Saliasi, 55 vjeç i cili u vra me armë zjarri nga kolegu i tij Ludjan Zaimi, 25 vjeç në ambientet e komisariatit Nr.3 në Tiranë.

55-vjeçari kishte një karrierë 20 vjeçare në Policinë e Shtetit.

Ai është qëlluar me 6 plumba pistolete brenda komisariatit të policisë duke gjetur kështu vdekjen.

Vrasja që ndodhi në ambientet e Komisariatit Nr.3, duket se nuk ka ndodhur nga një konflikt i çastit, por ishte pasojë e sherreve të vazhdueshme që autori ka pasur me viktimën.

Sipas deklarimeve paraprake të autorit, gjithçka ka ndodhur pasi ndihej i bullizuar nga ana e viktimës.

Mësohet se autori i dyshuar ishte bërë pjesë e patrullës prej një viti e gjysmë.

j.l./ dita