Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

FOTO: ‘Ndizet’ kryeqyteti, mijëra tifozë vijnë përmes Rinasit dhe Portit të Durrësit. Holandezët atmosferë të zjarrtë në rrugë

Tirana është mbushur me tifozë, teksa kryeqyteti shqiptar mirëpret ndeshjen finale të Conference League, e cila luhet nesër mes Romës së Italisë dhe Feyenoord-it të Holandës.

Atmosferë e zjarrtë në pedonalen e Tiranës. Aty janë mbledhur tifozët holandezë, ndërsa festojnë me muzikë dhe birra.

Shumë prej tyre janë shprehur të kënaqur për qëndrimin në Tiranë. Atmosfera paraqitet festive, ndërsa herë pas here aty patrullojnë forca të policisë për të vëzhguar.

Me mijëra tifozë kanë mbërritur në Shqipëri përmes portit të Durrësit dhe aeroportit të Rinasit. Pasditen e sotme shkelën tokën shqiptare edhe dy ekipet që do të ndeshen.

“Jemi me Fyenoord dhe presim të fitojmë. Do fitojmë me rezultatin 2-1 dhe përsa u përket njerëzve këtu në Shqipëri mund të them se janë të këndshëm”.

“Nuk e kam siguruar ende një biletë, por shpresoj ta gjej. Sa i përket çmimeve të hoteleve mund të them se janë normale. Jemi me Feyenoord dhe them se do fitojmë 3-1 finalen”, tregojnë tifozët holandez.

“Jam i lumtur që gjendem këtu dhe po e shijojmë këtë atmosferë. Fatkeqësisht nuk kam një biletë për finale, por po kërkoj për të. Është sfida ime që sot të gjej një biletë”, tha një tjetër tifoz që ka ardhur nga Arabia Saudite.

O.J/DITA