Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

FOTO: Sulm brenda shkollës fillore në Teksas, 19 fëmijë të vdekur dhe 2 të rritur, ekzekutohet autori

Tragjedi në Teksas! Një 18-vjeçar ka vrarë 19 fëmijë dhe dy të rritur në një shkollë fillore në Teksasin jugor.

18-vjeçari i armatosur hapi zjarr në shkollën fillore Robb në qytetin e Uvalde para se të vritej nga forcat e rendit, thanë zyrtarët, raporton BBC.

Hetuesit thonë se i dyshuari ishte i armatosur me një pistoletë, një pushkë gjysmë automatike AR-15 dhe karikatorë me kapacitet të lartë. Adoleshenti dyshohet se ka qëlluar gjyshen e tij në fillim të tërbimit e më pas kishte vijuar me nxënësit e shkollës.

Shefi i Policisë së Distriktit të Pavarur të Shkollës Uvalde, Pete Arredondo tha se të shtënat filluan në orën 11:32 me orën lokale të së martës dhe se hetuesit besojnë se sulmuesi “veproi i vetëm gjatë këtij krimi të tmerrshëm”.

Guvernatori i Teksasit Greg Abbott tha se sulmuesi, të cilin ai e quajti si Salvador Ramos, braktisi një automjet përpara se të hynte në shkollë për të hapur zjarr.

Personi në foto është 18-vjeçari Salvador Ramos. I riu ishte gjimnazist në qytet dhe para sulmit në shkollën fillore kishte qëlluar gjyshen e tij që po trajtohej në gjendje kritike.

Ai u qëllua nga efektivët dhe u vra gjatë përleshjes me armë.

Sipas autoriteteve, Ramos i kishte dërguar një mesazh një të panjohuri duke thënë “Unë do ta bëj”, disa orë para sulmit të përgjakshëm. Sulmin duket se e kishte paralajmëruar pasi dhe në rrjetet sociale postonte foto me armët që kishte blerë.

Autori punonte në një dyqan lokal Wendy’s , siç tha një nga menaxherët e restorantit për CNN. Adrian Mendes menaxher në Wendy’s, tha se Ramos ishte një person i mbyllur.

Ishte i heshtur, nuk fliste shumë. Ai nuk shoqërohej me punonjës të tjerë,” tha ai.

Një nga të rriturit e vrarë është mësuesja Eva Mireles.

Robb Elementary mëson nxënësit e klasës së dytë, të tretë dhe të katërt, të cilët variojnë nga mosha shtatë deri në 10 vjeç. Agjencia e lajmeve Associated Press raporton se një zyrtar i Patrullës Kufitare të SHBA-së, i cili ishte afër kur filluan të shtënat, hyri me shpejtësi në shkollë dhe qëlloi dhe vrau personin e armatosur, i cili ndodhej pas një barrikade.

Dy agjentë kufitarë thuhet se u qëlluan në një shkëmbim me personin e armatosur. Një agjent u qëllua në kokë, thonë zyrtarët, duke shtuar se të dy tani janë në gjendje të qëndrueshme në spital. Sipas CBS News, sulmuesi kishte veshur forca të blinduara ndërsa kreu sulmin.

j.l./ dita