Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Furnizimi i Ukrainës me raketa nga SHBA-ja, Moska: Veprim jashtëzakonisht negativ

Rusia ka thënë se vendimi i SHBA-së për të furnizuar Ukrainën me sisteme dhe municione të avancuara raketash do të rriste rrezikun e një konfrontimi të drejtpërdrejtë midis Moskës dhe NATO-s.

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov i tha agjencisë shtetërore ruse të lajmeve “RIA Novosti” se Moska e sheh paketën e ndihmës ushtarake amerikane, si një veprim jashtëzakonisht negativ.

Armët, të kërkuara prej kohësh nga Ukraina, synojnë ta ndihmojnë atë për të goditur forcat armike nga një distancë më e gjatë.

SHBA-ja refuzonte të furnizonte me artileri me rreze të gjatë Ukrainën, mes frikës se mund të përdorej kundër objektivave në Rusi.

Por, zoti Biden tha se ndihma vdekjeprurëse do të forconte pozicionin negociator të Kievit kundër Rusisë dhe do të bënte më të mundshme një zgjidhje diplomatike.

Presidenti i Ukrainës Zelensky ka thënë se vendi i tij “nuk ka ndërmend të sulmojë Rusinë”.

a.m/dita