Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Garoi për kreu e PD- së, Ibsen Elezi: Më besuat edhe pa më njohur!

Ibsen Elezi, kandidati për kryetar të PD teksa falenderon të gjithë ata që e inkurajuan në këtë garë, edhe pse dukshëm e pabarabartë, Elezi ka dhe një mesazh për ata që e presin ndryshimin nga kafja.

Në një postim në rrjetet sociale, Elezi shkruan se “ne themel te ecjes para është përballja me të keqen, aq më shumë në politikë”.

Mesazhi i plotë:

“Falenderim! Se pari per ata qe me inkurajuan dhe votuan, shumicen pa i takuar dhe as njohur.

Se dyti per ate pjese te medias, gazetaret dhe opinionistet qe me inkurajuan.

Se treti per stafin tim modest prej 4-personash qe perballoi keto 10 dite fushate te ngarkuar dhe gjithe vezhguesit qe ndoqen procesin e votimit.Kujtese !

Per ata qe mendojne se do vijne dite me te mira duke ndejur ne kafe apo si spektator para TV, ju them me keqardhje se jo vetem do e kalojne ashtu ne pritje jeten e tyre, por rrezikojne edhe brezin qe vjen.

Ata qe presin te arrijne diçka thjesht se i servilosen dikujt dhe apo ata qe presin se kur do vije dita e marreveshjes per ndarjen e karrikeve, duhet te kuptojne se nuk do i sherbejne dot as vetes dhe jo me te ardhmes se ketij vendi.

Ne themel te ecjes para eshte perballja me te keqen, aq me shume ne politike”, shkruan Elezi.

a.m/dita