Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Gazetari i CNN: Kryeministri australian është me origjinë shqiptare, ashtu siç jam unë

Mbiemri i kryeministrit të ri të Australisë, ka ngjallur shumë debate pasi në italisht do të thotë “shqiptar”.

Për origjinën e Kryeministrit të ri të Australisë, Anthony Albanese ka folur edhe gazetari i CNN-it, Andrew Kaczynski.

Në një postim në Twitter, Kaczynski ka shkruar se Albanese është shqiptar i Italisë, duke shtuar se edhe ai është arbëresh.

“Ai është shqiptar i Italisë. Mbiemri i tij është Albanese. Është arbëresh, siç jam unë”, ka shkruar Kaczynski, duke përgënjeshtruar pretendimet greke, se kryeministri australian është me origjinë greke.

He is an Albanian of Italy. His last name is Albanese. He is an Arbereshe like me. https://t.co/Z4vtHmQjLE

— andrew kaczynski (@KFILE) May 22, 2022

j.l./ dita