Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Gruan ia vranë brenda shkollës në Teksas, burri pëson atak në zemër, lënë pas 4 fëmijë

Burri i një prej mësuesve të vrarë në të shtënat masive në Teksas, ka vdekur nga një atak në zemër, raporton BBC.

Joe Garcia ishte burri i Irma Garcia, e cila dha mësim për 23 vjet në shkollën fillore Robb. Garcia ishte një nga dy mësueset e vrarë nga një adoleshent i armatosur në të shtënat që lanë të vdekur 21 persona, përfshirë 19 fëmijë.

Çifti, i cili ishte i martuar prej 24 vitesh, ka lënë pas katër fëmijë. Deri të enjten mbrëma, një mbledhje fondesh në internet për familjen Garcia kishte mbledhur gati 1.6 milion dollarë (1.3 milion £) nga një objektiv fillestar modest prej 10,000 dollarësh.

Në Twitter, nipi i Garcia, John Martinez tha se burri kishte “vdekur për shkak të pikëllimit” pas vrasjes së gruas së tij.

EXTREMELY heartbreaking and come with deep sorrow to say that my Tia Irma’s husband Joe Garcia has passed away due to grief, i truly am at a loss for words for how we are all feeling, PLEASE PRAY FOR OUR FAMILY, God have mercy on us, this isn’t easy pic.twitter.com/GlUSOutRVV

— john martinez ❤️‍🔥 (@fuhknjo) May 26, 2022

j.l./ dita