TIRANË, 7 shkurt/ATSH/ Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu dhe drejtorin Rajonal për Zhvillimin e Qëndrueshëm Sameh Wahba.

Në një postim në rrjetet sociale Ibrahimaj tha se “gjatë takimit u diskutua mbi agjendën e përbashkët, në vijim edhe të angazhimeve që kemi ndërmarrë, ku zhvillimi i qëndrueshëm, digjitalizimi i shërbimeve publike, ndryshimet klimaterike, energjia dhe bujqësia ishin disa nga temat kryesore”.

“Banka Botërore, si një partnere e rëndësishme vijon të mbështesë Shqipërinë nëpërmjet instrumenteve financiare dhe asistencës teknike, me qëllim që të adresojmë në mënyrë sa më efikase sfidat dhe të zhvillojmë me standarde investimet”, tha Ibrahimaj.

/k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.