Kryeministri Edi Rama është ndalur të flasë para gazetarëve, pas ezaurimit të raundit të dytë për zgjedhjen e Presidentit të republikës, ku sërish nuk ka patur asnjë emër për votim.
I pyetur nga gazetarët se si ndihet që Ilir Meta në 25 korrik do të jetë pjesë e opozitës, Rama tha se nuk ka asnjë surprizë, pasi ai vetëm pjesë e opozitës ka qenë gjatë gjithë kohës.
Rama: Opozita nuk është aty për të imponuar o kështu si them unë o s’ka, opozita është aty për të bërë detyrën.
Pyetje: A i druheni faktit që Ilir Meta do jetë pjesë e opozitës?
Rama: Nuk ka qenë asnjëherë veçse pjesë e opozitës.
a.m/dita