Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

‘Java e Kulturës Italiane’, ambasadori Bucci: Do organizohen më shumë se 30 evente!

Ka startuar në Tiranë “Java e Kulturës Italiane”, gjatë së cilës do të organizohen një sërë aktivitetesh. Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Fabrizio Bucci shpjegon se do të organizohen mbi 30 evente, por jo vetëm në Tiranë.

Aktivitete do të zhvillohen edhe në vende qytete të tjera, si Vlora, Durrësi e Gjirokastra, të cilat do të kenë në fokus kulturën, ekonominë, artin dhe muzikën.

“Nga data 1 deri më 7 qershor do të zhvillohet java jonë e Italisë, do të jenë më shumë se 30 evente. Por do të bëjmë dhe shumë gjëra të tjera të bukura, pothuajse në të gjithë Shqipërinë, nga Gjirokastra, në Vlorë e deri në Durrës. Do të jetë një javë e bukur festive për të gjithë”, shprehet Bucci.

Java e Kulturës Italiane do të zgjasë deri më datë 7 qershor. Ambasadori Bucci ka bërë me dije se në sheshin ‘Italia’ do të organizohet “Pizza -Village”, për të gjithë banorët e  Tiranës, të cilat do të përgatiten nga picierë që do të vijnë posaçërisht nga Italia. Nuk do të mungojnë as aktivitetet kulturore.

a.m/dita