Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Kërkesa për mocion me debat urgjent pa firmën e Berishës, Balla: Reflektim i madh

Ndarja ose jo e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në çështjen e integrimit në BE është tema që po diskutohet sot në Kuvend. Pak ditë më parë, deputetët e LSI dhe të Rithemelimit në Kuvend, përfshirë dhe Sali Berishën kërkuan mocion me debat urgjent me kryeministrin Edi Rama në Kuvend për deklaratën e tij se Shqipëria do kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut nëse në qershor nuk përparohet për çështjen e Integrimit.

Nga Kuvendi kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla tha se kërkesa është paraqitur ne Kuvend pa firmën e Berishës.

Ndonëse ky i fundit u zgjodh dje kryetar i PD, Balla tha se çdo dokument që ka firmën e tij refuzohet menjëherë.

“Dy fjalë për aspektin formal lidhur me paraqitjen e kërkesës. Kjo kërkesë nuk përmbush atë që përcakton neni i rregullores, dhe aspekti formal nuk përmbushet. Dua ta falenderoj propozuesin dhe propozuesit, se në kërkesë që është në Kuvend nuk është kërkesa që ka qarkulluar në media, këtu nuk është firma e non gratës, te ajo që ka qarkulluar në media është. Bëni mirë që keni reflektuar se nëse është firma e non gratës ajo refuzohet direkt. Në rast se në qershor nuk do mbahet konferenca e parë ndërqeveritare për shkak të vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë Shqipëria të ketë të drejtën të kërkojë ndarjen nga ajo është në të drejtën tonë”, tha Balla.

a.m/dita