PRISHTINE, 7 shkurt/ATSH/ Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, sot ka pritur në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Tomáš Szunyog, me ç’rast, u shkëmbyen pikëpamje për zhvillimet aktuale politike.

Po ashtu, u shkëmbyen pikëpamjet për aktivitetin dhe prioritetet e Kuvendit, si dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe agjendën evropiane të Kosovës.

Konjufca, siç u bë e ditur në komunikatë, ritheksoi se procesi i dialogut me Serbinë duhet të përmbyllet me marrëveshje ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme për normalizimin e plotë të raporteve me njohjen reciproke në qendër.

“Konjufca dhe ambasadori Szunyog shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në funksion të mbështetjes së Kuvendit dhe trupave të tij “, u bë e ditur në komunikatë./KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.