Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Krime lufte në Ukrainë, dy ushtarë rusë dënohen me 11 vite burg

Dy ushtarë rusë janë dënuar me 11 vite e gjysmë burg të martën nga një gjykatë ukrainase. Ata akuzohen për bombardimin e një qyteti në Ukrainën lindore, sipas The Guardian.

Ky është vendimi i dytë për krime lufte që nga fillimi i pushtimit  rus me 24 shkurt. Alexander Bobikin dhe Alexander Ivanov, u deklaruan fajtor javën e kaluar.

Rikujtojmë se Vadim Shishimarin, 21 vjeç, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e një civili të paarmatosur disa ditë pasi filloi pushtimi rus.

a.m/dita