Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

‘Kryeqyteti shqiptar, një shtëpi unike për futbollin’/ Tirana në sytë e tifozëve holandezë: Këtu është shumë më mirë se në Marsejë

Në një qytet që më parë cilësohej gjerësisht si shtëpia e kundërshtarit tonë, trishtimi i tifozëve të Roterdamit ishte i dukshëm menjëherë pas fishkëllimës së fundit. Lot, heshtje, zhgënjim.

Por festa nisi me shumë gëzim në Tiranë. Kryeqyteti shqiptar u kthye në ditët e fundit, në pikën kyçe të festës së vërtetë të futbollit. Më shumë se dhjetë muaj më parë, më 22 korrik 2021, tifozët holandezë filluan një udhëtim të paharrueshëm nga Kosova nëpër Evropë. Një përrallë evropiane që do të zgjaste deri në përfundimin e Ligës së Konferencës në vendin fqinj të Kosovës, Shqipëri, informon Dritare.net.

Feyenoord shkoi për fitore, por nuk ia doli. Pati zemërim mes mbështetësve të Feyenoord dhe gëzim mes italianëve dhe shqiptarëve. Nuk ishte sekret, shqiptarët brohorisnin për Romën. Sigurisht kjo edhe për shkak të historisë dhe kulturës së ngjashme.

Kjo u konfirmua menjëherë sapo mbërrije në Tiranë. Nëse nuk dije shqip, italishtja ishte gjuha e dytë që mund të komunikoje. Më e rëndësishmja: një pankartë e madhe nga trajneri i Romës, José Mourinho, pranë stadiumit. Kështu shqiptarët i uruan mirëseardhjen italianëve në Shqipëri. Ose më mirë: ‘Roma e vogël’, siç quhej me përzemërsi Shqipëria në banerin gjigant.

Megjithatë, kjo është vetëm një pjesë e historisë. Për shkak se të dy grupet mbështetëse ishin të ndarë nga një pjesë e Tiranës, pjesa perëndimore e qendrës së qytetit ndryshoi, pjesërisht falë një eksodi të vërtetë nga Roterdami, në një lloj Roterdami Jugor.

Nuk mund të mos e themi: shqiptarët bënë gjithçka që mundën për t’i pritur lojtarët e Feyenoord. Dhe funksionoi.

“Këtu është shumë më mirë se në Marsejë. Policia është dashamirëse. Dëshironte të bënte foto me ne”. “Një qytet shumë i bukur”, këto janë disa nga komentet e tifozëve holandezë në vendin tonë.

Qendra historike e Tiranës është e vështirë të përshkruhet. A mund të quhet mesdhetar qyteti me gjithë pemët, ngrohtësinë dhe shtëpitë shumëngjyrëshe? Po, pjesërisht.

Apo postkomuniste? Por me ndërtesat shumëngjyrëshe, moderne që shohim kudo? Po xhamitë e mëdha? A është qytet islamik?

Me pak fjalë: kjo është përzierja që përbën Tiranën, informon dritare.net. Por tani që rrugët u mbuluan edhe me flamuj dhe shalle të Feyenoord-it, Tirana u bë një qytet i të gjithëve.

Kryeqyteti shqiptar u shndërrua në një shtëpi unike dhe e bukur për futbollin. Jo vetëm për Romën, por papritur edhe për Feyenoord.

Kur tymrat e barutit të jenë pastruar në fund dhe trishtimi t’i ketë lënë vendin krenarisë, mbështetësit e Feyenoord do të kuptojnë se Tirana ishte vendi i duhur për kapitullin e fundit të përrallës evropiane./Përshtati: Lorena Fjolla, Dritare.net

a.m/dita