Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

“Kudo të të prekësh ty, para nxjerr”, Berisha përplaset me Spiropalin në Kuvend

Pas fjalës së Spiropalit, Berisha ka kërkuar fjalën në Kuvend në seancën e sotme.

Sipas tij Spiropali u pasurua gjatë kohës që drejtonte Doganat, teksa akuzoi edhe bashkëshortin e saj.

“Ndrikull Spiropali është tituli i një postimi, pas çdo fjale ka një vjedhje. Ndrikull 5 milionëshja është favoze me bashkëshortin e saj, Salarjonin, e cila ia jepte tenderat vëllait të saj që të shtoheshin milionat.

Zonja që u pasurua aq shumë në dogana saqë kudo ta prekësh para nxjerr, burrin e çoi nga ujësjellësi në tenderat e KESH. Edhe aty përsëri Salarjoni, pra në qoftë se ka një burrë dhe një grua që kanë lumturuar njeri tjetrin me para publike janë Spiropali-Toto. Yt shoq i jep tenderin vëllait tënd. Nuk ka vjedhje më të madhe ditën për diell si kjo. Do të ta them edhe tenderin”, tha Berisha.

Pas akuzave të Berishës për korrupsion të bashkëshortit dhe vëllait të saj, ka reaguar Spiropali.

“Djali I tij (I Berishës) financon portale që nxjerrin këto lajme (akuzat për vjedhjet në Dogana). Vjen e lexon këtu si fakt. Unë e njoh kush është vëllai im, sa e ka rrogën, ku punon, ku jeton. E njoh bashkëshortin tim, si jeton, ku punon. Njoh kunatën time. Nuk jam nga ata që nuk njohin baxhanakët. Unë mbaj përgjegjësi për të gjithë ata. Një cent të qytetarëve nuk e kanë përfituar njerëzit e mi. çmund të thuash për të tutë Sali? Jam kaq serbes. Nuk kam për tu intimiduar. I bëj thirrje insituticioneve të shohin me rradhë familjarët e tu dhe ty sepse historia të del ndryshe”, tha Spiropali.

j.l./ dita