Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Kultivonte kanabis në gota plastike, arrestohet 29-vjeçari në Përmet

Policia e Përmetit ka vënë në pranga 29-vjeçarin Kostandin Proko, banues në fshatin Kaludh, për kultivim të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit të territorit dhe nga informacionet e marra u zbuluan fara të mbjellura në 30 gota plastike.

Pas sekuestrimit të kanabisit në cilësinë e provave materialeve u vu në pranga dhe autori 29-vjeçar.

Njoftimi i Policisë:

Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrollit të territorit evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivimit të bimëve narkotike.

Vihet në pranga autori i dyshuar.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, në fshatin Kaludh, Përmet, në banesën e shtetasit K. P., kanë gjetur të kultivuara në 30 gota plastike, fara të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë autori i dyshuar, shtetasi K. P., 29 vjeç, banues në fshatin Kaludh, Përmet.

Materialet në ngarkim të shtetasit K. P. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

o.j/dita