Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Kur u bë Austria “vend neutral”?

Për shekuj me radhë, Austria ishte një fuqi e madhe që vendoste perandorin në Perandorinë e Shenjtë Romake dhe ishte çdo gjë tjetër veçse jo neutrale.

Në shek e 19 u krijua Perandoria austriake, nga e cila në vitin 1867 edhe perandoria e dy mbretërive – Austrisë dhe Hungarisë, që përfshinte pjesë të mëdha të Ballkanit deri në Hungarinë e sotme.

Pas disfatës në Luftën e Parë Botërore, Austria u reduktua në kufijtë e saj të sotëm me Traktatin e Saint-Germain.

Vendi u bë “neutral” vetëm dhjetë vjet pas një humbjeje tjetër në Luftën e Dytë Botërore – më 26 tetor 1955 me Traktatin Shtetëror të Vjenës.

—–

Marrë nga rubrika Enciklopedi e gazetës DITA