Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Kurti dhe Vuçiç bëhen bashkë në Zvicër, të dy pjesëmarrës në një panel diskutimi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të jetë pjesë e Forumit Ekonomik Botëror, që po mbahet në Davos të Zvicrës.

Kështu të paktën njoftojnë agjencia e lajmeve serbe, Tanjug, të martën e 24 majit.

Gjatë forumit, Vuçiç, do të ketë edhe takime dypalëshe me zyrtarë shtetërorë dhe përfaqësues të ndryshëm të institucioneve financiare.

Por, një ndër ngjarjet kryesore në margjinat e forumit do të jetë paneli me temën “Dialogu Diplomatik për Ballkanin Perëndimor”, në të cilën pjesëmarrës përveç Vuçiç do të jetë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili pas përfundimit të vizitës së tij 16 ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka udhëtuar për në Zvicër për të qenë pjesëmarrës në Forumin Ekonomik Botëror.

a.m/dita