Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Lija e majmunit, EMA: Nuk është një urgjencë shëndetësore, vetëm masë paraprake

“Një pikë kyçe për linë e majmunëve është se ne po veprojmë paraprakisht, për të siguruar mundësitë e parandalimit dhe trajtimit nëse është e nevojshme. Kjo nuk është një emergjencë e shëndetit publik për momentin”.

Këtë e ka siguruar Marco Cavaleri, kreu i strategjisë së vaksinimit të EMA-s (Agjencia Evropiane e Barnave).

Edhe pse shpërthimi i lisë së majmunëve është i pazakontë, është qetësuese që shumica e pacientëve kanë pasur simptoma të lehta dhe janë shëruar pa trajtim. Është një virus jashtëzakonisht i ndryshëm nga Sars-Cov-2, duke u nisur nga fakti se nuk transmetohet lehtë mes njerëzve”, theksoi ai.

o.j/dita