Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Loja u kthye në tragjedi, mbyten dy vëllezër në liqenin e Prushit! 14-vjeçari u fut në ujë për të shpëtuar vëllanë e vogël

Një lojë që u kthye në një tragjedi për dy vëllezërit me mbiemër Taku nga Vaqarri i ri i Tiranës. Dy fëmijët e mitur të moshës 10 dhe 14 vjeç janë mbytur në liqenin e Prushit, teksa po luanin me një lojë me litar, të cilin e kishin lidhur në një pishë buzë liqenit dhe më pas hidheshin më të në ujë.

Sipas burimeve nga banorë të zonës, pasi njëri prej tyre ka rënë në ujë dhe ka qenë duke u mbytur, dyshohet se vëllai i madh është futur që të shpëtojë vallin e vogël, por fatkeqësisht të dy janë mbytur. Polumbarët e Reneas nxorrën trupat e pajetë të dy vëllezërve.

4 bashkëmoshatarë e tjerë të cilët kanë qenë duke luajtur së bashku, kanë arritur që të dalin shëndoshë e mirë.

Po sipas të njtave burime, çdo ditë fëmijët e zonës shkonin atje për t’u larë, kryesisht pas ngritjes së temperaturave. Në këtë liqen edhe një vit me parë është mbytur një fëmijë tjetër.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

a.m/dita