Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Manja: Miratuam rregulla të reja për rekurset në gjykatën e lartë

Këshilli i ministrave ka miratuar rregulla të reja për rekurset në gjykatën e lartë. Lajmin e dha ministri i drejtësisë Ulsi Manja.

“Kemi marrë vendim të rëndësishëm ka të bëjë me përcaktimin e rregullave për heqjen dorë nga rekurset e depozituara në gjykatën e lartë dhe të pashqyrtuara, nga administrata shtetërore nën përgjegjësinë e këshillit të ministrave për disa çështje me natyrë administrative dhe civile.

Ka për qëllim rritjen e eficencës në veprimtari të gjykatës së lartë dhe për të eleminuar stokun. Ka stok të lartë në këtë  gjykata. Ka ekzistuar edhe kur gjykata ka pasur numër të plotë por u rëndua nga vetingu. Soit kemi sotuatë tjetër në gjykatë. Nga 19 gjyqtarë ushtrojnë funksione 13 prej tyre. Vijon puna për plotësim. Ka nisur lehtësimi i stokeve”, tha Manja.

I pyetur rreth paralajmërimeve të bëra disa ditë më parë për kallëzime për disa kryebashkiakë, ministri i Drejtësisë tha se nuk mund të bëjë publike fakte.

Gjithashtu ai theksoi se janë mbi 355 ankesa dhe se hetimet vijojnë dhe sapo të ketë rezultate do të bëhen publike.

Pyetje: Para dy javësh u paralajmërua se do të bëhen kallëzime për disa kryebashkiakë, kur do të bëhen?

Manja: S’mund të bëj publike asnjë fakt. Hetimi administrativ ka rregulla. Njësia antikorrupison ka në trajtim mbi 355 ankesa apo raste të denoncuara, jo thjesht për kryebashkiakë, por për një seri institucionesh ka kallëzime të depozituara, hetimet vijojnë dhe sapo të kemi rezultate do ti bëjmë publike.

a.m/dita