Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Mazhoranca propozon datën 4 qershor për raundin e katërt të zgjedhjes së presidentit të ri

Partia Socialiste ka propozuar 4 qershorin, të shtunën, raundin e katërt për presidentin. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupi të PS, Taulant Balla tha se afati i depozitimit të kandidaturave është ora 12:00 të shtunën. Ndërsa seanca në Kuvend do të mbahet në orën 18:00.

“Rendi i ditës së miratuar në fillim të kësaj mbledhje ka qenë caktimi i raundit të katërt për votimin e Presidentit të Republikës. Unë propozoj që raundi i katërt të zhvillohet ditën e shtunë, datë 4 qershor, ora 18:00.

Afati i depozitimit të kandidaturës të jetë data 4, ora 12:00 ndërsa afati i shqyrtimit të kandidaturës të jetë ora 16:00, data 4 qershor 2022”, tha Balla.

Me ezaurimin e tre raundeve të para dështoi edhe mundësia për të zgjedhur një president konsensual. Presidenti i ardhshëm i pesë viteve duket se do të vijë nga votat e socialistëve në Kuvend.

Kujtojmë se me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 presidenti zgjidhet në raundet e fundit vetëm me 71 vota, duke mos kërkuar kështu konsensus të detyruar.

o.j/dita