Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Mbrëmje historike në Tiranë, starton finalja Roma-Feyenoord! Atmosferë fantastike në ‘Air Albania’, pamjet

Momenti i ‘së vërtetës’ erdhi. Roma dhe Fejnordi po luajnë finalen e madhe të Ligës së Konferencës, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë të ngrenë trofeun më të ri në Europë në qiellin e Tiranës.

Finalja e parë e Ligës së Konferencës së Evropës do të përballet me Romën italiane kundër Feyenoord të Holandës, dy skuadrat me golat më të shumtë në kompeticion, me Tammy Abraham dhe Cyriel Dessers, dy golashënuesit më të mirë individualë. Trajnerët kanë përcaktuar formacionet zyrtare.

Mourinho ka zgjedhur që të mos e fusë në formacionin e parë shqiptarin marash Kumbulla. Stadiumi është thuajse gati për të nisur pas pak minutash nga fëshkëllima e parë e arbitrit.

Feyenoord filloi rrugëtimin drejt finales në Kosovë më 22 korrik dhe duhej të kalonte nëpër tre raunde kualifikuese; ata janë të pamposhtur deri tani. Roma e Jose Mourinhos, e cila filloi në grupe me humbjen e madhe 6-1 në grup në Bodp/Glimt, por triumfoi për të arritur sot në finalen e madhe.

Trofeu i UEFA Europa Conference League është 57.5 cm i gjatë dhe peshon 11 kg.  Skuadra fituese do të marrë gjithashtu me 40 medalje ari ndërsa nënkampionët do ntë mjaftohen me 40 medalje argjendi. Fituesit gjithashtu fitojnë një vend në fazën e grupeve të UEFA Europa League 2022/23, nëse nuk janë kualifikuar për Ligën e Kampionëve të UEFA-s përmes kompeticionit të tyre vendas.

a.m/dita