Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

“Më kanë droguar”, flet e reja nga Librazhdi që u kap me të dashurin në shtratin martesor: Më donin për shërbëtore

E reja 20-vjeçare nga Librazhdi që u kap në dhomë me të dashurin nga vjehrri dhe vjehrra e saj ka folur sot në emisionin “Me zemër të hapur”.

Ajo u shpreh se prindërit e bashkëshortit e mbanin si shërbëtore ndërsa partneri i saj jetonte më shumë jashtë duke mos pasur marrëdhënie intime me të.

“Kemi pyetur. Ai më thotë që nuk ka qenë i fejuar apo i martuar. Nuk ka qenë as i lidhur. Nuk e di ma ka mbushur mendjen. Kam qëndruar në distancë sepse ai një muaj rrinte këtu dhe nuk është se e shijuam. Edhe kur ishte këtu nuk rrinte. Më shumë rrinte jashtë nëpër lokale.

Qëndroja me vjehrrin dhe vjehrrën dhe donin të më bënin shërbëtore. Më thonin të bëj punët. Unë punoja edhe tokën. Unë aq fuqi kam. E kam kuptuar vetë. Në një pallat me ta unë qëndroj në katin e dytë”, deklaroi ajo.

E reja deklaroi se ka dyshime se natën që është kapur me të dashurin e saj në dhomë mund të jetë droguar nga ana e familjarëve të bashkëshortit.

“Ata në katin e parë. Banesa është në emër të vjehrrit. Jetoja aty. Unë vetëm flija te shtëpia ime. Të gjitha i bëja te vjehrri dhe vjehrra. Gjendja ime nuk është e mirë (preket). Atë natë unë ika me flejt gjumë dhe ata më droguan a nuk e di çfarë më kishin bërë. Ata kishin çelësin e vet. Në darkë hëngrëm bukë në orën 9 të mbrëmjes. Nuk e di çfarë më ndodhi atë natë. Atë natë vajta në spital më bënë oksigjen. Më dhimbte trupi. Akoma kam dhimbje”, tha ajo.

a.m/dita