TIRANË, 9 shkurt /ATSH – I. Vata/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve realizoi në Rrapisht të Elbasanit, takimin e radhës me gra dhe të rinj të komunitetit rom.
Takimi u zhvillua në formë bashkëbisedimi, ku të gratë dhe të rinjtë rom ndanë eksperiencat mbi pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e kaluara.
Pyetjeve të tyre mbi aspekte të ndryshme të procesit të zgjedhjeve, përfaqësuesit e KQZ-së i’u përgjigjën me shembuj konkret, materiale informuese në gjuhën e tyre, si edhe duke simuluar procesin e votimit dhe të numërimit të votave.
Simulimi i procesit të votimit dhe numërimit shërbeu si mënyrë efikase për të informuar dhe sensibilizuar të pranishmit për hapat që duhet të ndjekin në qendrën e votimit dhe mënyrën e duhur të plotësimit të fletëve të votimit.
Takimi u zhvillua në kuadër të projektit të përbashkët me Qeverinë Britanike për informimin, sensibilizimin dhe edukimin e komunitetit rom për zgjedhjet vendore, të datës 14 Maj 2023 në Shqipëri.
Bashkëpunëtorë në zbatimin e këtij projekti janë edhe përfaqësues të organizatave të pakicës rome në vendin tonë, “Zëri i Romëve në Shqipëri” dhe “Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri”.
/gj.m/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.