Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Mediat italiane: Grekë dhe turq janë infiltruar mes tifozëve të Romë, duan trazira

Mbrëmjen e sotme në orën 21:00 në “Air Albania” do të luhet finalja e Conference League, mes Romës dhe Feyenoord, e cila është e para finale europiane që zhvillohet në vendin tonë dhe do të transmetohet ekskluzivisht falas për abonentët e Digitalb në “Super Sport 2”.

Ndërsa na ndajnë edhe disa orë nga kjo ndeshje, mediat italiane ngrenë alarmin në lidhje me trazirat, që kanë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë nga tifozët e holandezë dhe italianë, dhe që mund të ndodhin gjatë ditës së sotme.

Nga raportimet në Itali theksohet se mes tifozëve të Romës ka grekë dhe turq të infiltruar, të cilët sipas mediave italiane mund të shkaktojnë rrëmuja dhe skena dhune.

“Corriere dello Sport” thekson se mbështetës të PAOK-ut dhe të Fenerbahçes, të cilët janë armiq të deklaruar të Feyenoord janë përzierë me tifozët e Romës.

a.m/dita