Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Mediat italiane: Tifozët holandezë ishin të dehur, goditën shqiptarët

Mediat italiane kanë komentuar dhunën e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë mes tifozëve italianë dhe hollandezë.

Përleshje të dhunshme shpërthyen në Tiranë gjatë natës në kuadër të finales së Ligës së Evropës mes AS Roma dhe holandez Feyenoord Rotterdam. Tifozët holandezë të dehur kanë goditur me karrige një shqiptar që i kishte shprehur mbështetjen e tij ekipit italian dhe viktima është dërguar me urgjencë në spital”, shkruajnë mediat italiane. 

Komente u bënë dhe për tifozët italianë, të cilët sulmuan policinë me gurë dhe me shkopinj.

Mbështetësit e klubit italian kanë sulmuar më pas policinë me gurë dhe shkopinj”, shkruhet në agi.it.

Sot është finalja Europiane e Conferencë League. Në orën 21:00 Roma-Feyenoord do të përballen në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë duke e kthyer këtë ndeshje në një moment historik për historinë e futbollit shqiptar.

Si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët e të dy skuadrave, u plagosën 10 efektivë dhe u dëmtua një automjet policie.

Ndërkohë u shoqëruan 60 persona, 48 tifozë të  Romës 12 të Feyenoord.

j.l./ dita